Ku është zhdukur Gruevski?

Frontmeni i fushatës së Gjorge Ivanovit, kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Nikolla Gruevski, disa ditë me radhë nuk paraqitet në mitingje, shkruan Libertas.

Ivanov nuk është vetëm, atë e shoqërojnë disa funksionarë që janë përgjegjës të flasin në emër të partisë, por është vërejtur mungesa e kryeministrit Gruevski.

Dy ditët e para të fushatës, i gjithë përqendrimi ishte drejtuar rreth tij, duke pasur parasysh se Ivanov kishte një paraqitje të padukshme. 

Nuk ka informacione se cilët janë faktorët për vendimin e Gruevskit që ta lëshojë fushatën e Ivanovit, por mund të jetë edhe paraqitja e fundit e Ivanovit në emisionin “Ha byrek” në Sitel 3.

Si një nga arsyet e “zhdukjes” së Gruevskit mund të jetë edhe fushata pozitive e kundërkandidatit të opozitës Pendarovski, i cili edhe përkundër bllokadës mediale ai arriti të fitojë simpatitë e publikut, shkruan Libertas.

Lajme të ngjashme

Back to top button