Luana, identike si Beyonce? Ja ku e keni parë më herët veshjen e saj (FOTO)

Sa herë zbulohet e njëjta veshje mes personazheve të njohur, fansat nxitojnë ta vënë në dukje menjëherë cila është kopja dhe cila origjinalja. Kështu ka ndodhur edhe me Luanën, veshja e fundit e së cilës nuk është komentuar pak. Në programin “Pa limit”, të dielën e kaluar, moderatorja kishte veshur një kostum blu, të cilin diku e kishim parë më herët.

E kuruar me kujdes dhe e kombinuar deri në detaje, Luana kishte zgjedhur të njëjtën prerje dhe ngjyrë si veshjen që, më shumë se një vit më parë, në qershor 2016, mbretëresha e pop-it zgjodhi gjatë një ndeshjeje finale të NBA, në Ohio, kur ishte bashkë me Jay Z.

Me flokët biondë dhe kaçurrela, edhe Luana ka bërë të njëjtën zgjedhje si Bey. Pyetja, në këtë rast, është e njohur: Kujt i duket më bukur?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button