TIKA, restauron një xhami historike në Kordoba

Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”, ka nënshkruar një protokoll sipas të cilit i jepet e drejta për të restauruar një xhami historike në Spanjë, e cila ndodhet njëqind metra larg xhamisë së famshme të Kordobas.

Xhamia ndodhet në mesin e një lagjeje me banesa të cilat janë ndërtuar qindra vite më parë dhe që është përdorur nga universiteti i “Ibnu Rushdit” i hapur në vitin 1994, por që ka mbetur pa kujdesin e nevojshëm që me mbylljen në vitin 1999.

Xhamia është nën kujdesin e “Islamica De Al Andulus Liga Morisca) IALM” e Unionit të Myslimanëve të Spanjës. Imami i xhamisë Abdul Bari Leon Diaz, u shpreh se kjo xhami është ambienti i vetëm ku myslimanët spanjollë mund të kryejnë ritualet e përditshme në qytetin e vjetër të Kordobës. Ai falënderoi thellësisht popullin turk dhe kryeministrin Erdogan për kontributin e vyer në restaurimin e xhamisë.

Xhamia do të hapë dyert edhe për turistët e shumtë, pasi të përfundojnë restaurimet. Ajo organizon edhe aktivitete nga më të ndryshmet për prezantimin e kulturës islame për të gjithë vizitorët e huaj. (AO)

Lajme të ngjashme

Back to top button