Prindërit: Pa arsye po përhapet frikë nga fruthi

Prindërit që janë kundër vaksinimit reagojnë në një deklaratë me shkrim se pa arsye po përhapet frikë për fruthin.

Sipas prindërve, zyrtarët qëllimisht shpallin epidemi që ti arsyetojnë vaksinat.

25 raste në tre muaj, sipas tyre, nuk përshtaten me definimin për shpallje të epidemisë.

Ato pyesin se pse fëmijët nuk janë të mbrojtur kur përqindja e vaksinimit të popullatës është 95 deri 98 përqind.

Prindërit kërkojnë ndryshim të ligjit për vaksinim të obligueshëm me të cilin prindërit vet do të vendosin nëse do të vaksinojnë fëmijën apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button