Trump bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kryer një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë, Paolo Gentiloni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë njoftohet se Trump në bisedën me kryeministrin Gentiloni kanë diskutuar për trazirat në Libi dhe fluksin e refugjatëve në Evropë, si dhe për Samitin G-7 i cili do të zhvillohet në muajin maj në qytetin Taormina të Italisë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “Presidenti Turmp ka ripërsëritur angazhimin e SHBA-ve ndaj NATO-s dhe ka theksuar rëndësinë për ndarjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga të gjithë partnerët e NATO-s.”

Gjithashtu bëhet e ditur se dy liderët janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër DEASH-it dhe organizatave të tjera terroriste.

Ndër të tjera në deklaratë janë vënë në dukje edhe detajet e bisedës telefonike që Trump ka kryer me presidentin e Ukrainë, Petro Poroshenko, ku është theksuar se krahas çështjes së konfliktit Ukrainë-Rusi, kanë shkëmbyer pikëpamjet edhe për shumë çështje të tjera rajonale.

Në deklaratën ku vihet theksi se dy liderët kanë kryer “një bisedë shumë të mirë telefonike” thuhet se “presidenti Trump është shprehur se “Për të ndërtuar paqen përgjatë vijës kufitare (Rusi-Ukrainë) do të punojmë me Rusinë, Ukrainën dhe të gjitha palët e tjera të përfshira në konflikt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button