Maqedoni, sa më e lartë paga, aq më i lartë borxhi në bankë

Qytetarët me të ardhura më të larta mujore mesatarisht kanë më shumë borxhe ndaj bankave, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat statistikore tregojnë se qytetarët të cilët marrin mbi 30.000 denarë pagë kanë më shumë borxhe. Sipas statistikës të Bankës Popullore të Maqedonisë, shuma e ekspozimit kreditor ndaj qytetarëve me të ardhura më të larta se 30.000 denarë është pothuajse 60 miliardë denarë, ndërsa ata të cilat kanë të ardhura prej 7.000 deri 30.000, është 67 miliardë denarë. Duke patur parasysh se pagë më të madhe se 30.000 denarë marrin rreth 133 mijë përsona, ndërsa 534.000 persona marrin pagë prej 7.000 deri 30.000 denarë, arrihet te përfundimi se qytetarët që kanë të ardhura më të larta kanë dhe më shumë borxhe ndaj bankave, njofton Portalb.mk.

Sipas Bllagica Petreski, drejtoreshë e institutit për hulumtime ekonomike “Finance Think”, analizuar sipas grupeve të huamarrësve varësisht nga të ardhurat e tyre, ashtu siç rriten të ardhurat mujore, në këtë drejtim rritet edhe huamarrja.  “Kështu, qytetarët me të ardhura më të ulëta kanë borxhe më të ulëta, ndërsa qytetarët me të ardhura më të larta kanë, mesatarisht kanë më shumë borxhe ndaj bankave. Borxhli më të mëdhenj janë qytetarët me të ardhura mbi 50.000 denarë dhe mesatarisht kanë borxh nga 400 mijë denarë. Por e gjithë kjo është e pritshme, sepse shuma maksimale e kredisë që ata mund të marrin hua nga banka përcaktohen në bazë të të ardhurave mujore. Kjo për faktin se personat të cilat kanë të ardhura të larta, kanë edhe mundësi për huamarrje më të madhe”, thekson Petreski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button