Fernando Torres vjen te Interi

Takimi mes Thohir, Fassone, Ausilio dhe Mazarrit dukt se i kanë dhënë akoma më dritë merkatos verore të Interit. Emri i Fernando Torres është ai më i nxehti në tryezën e takimit. Emër, që së shpejti mund të shndërrohet në goditjen e madhe për sulmin zikaltër. 

Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Chelsea ka pranuar ta japë në formë huazimi spanjollin dhe presidenti i Inter do të fluturojë drejt Londrës për të takuar homologun e tij Roman Abramovich.
Por është folur edhe për një tjetër lojtar të Chelseat, Obi Mikel. Mesfushori nigerian pëlqehet prej kohësh, por përveç tij po shihen edhe alternativa të tjera. 

I pari është braziliani Casemiro. Inter ka kërkuar zyrtarisht nga Real Madrid huazimin e tij, ndërsa Ancelotti do të tentojë të blindojë Alvaro Moratan pas dëmtimit të rëndë të Jese Rodriguez.  

Lajme të ngjashme

Back to top button