Thaçi bojkotohet nga kryesia e degës në Strugë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi qëndroi dje në Strugë, ku mori pjesë në hapjen zyrtare të shtabit zgjedhor në këtë qytet, duke e emëruar zyrtarisht, Nafi Dokon, si shef të shtabit zgjedhor. 

Në hapjen e Shtabit të PDSH-së, nuk mori pjesë përfaqësia e Dëgës së PDSH-së në Strugë. Kryetari i PDSH-së shprehu bindjen e tij për një fitore të madhe dhe bindese të PDSH-së në njësinë numër 5 dhe dy zona tjera zgjedhore.

Më pas kryetari i PDSH-së, komentoi edhe zhvillimet e fundit mes PDSH-së së Strugës dhe qendrës, duke theksuar edhe njëherë, se ai dhe PDSH-ja veprojnë konform rregullave dhe statutit të partisë. 

“Unë e çmoj shumë demokracinë edhe si kryetar partie. PDSH-ja është parti demokratike, por duhet të respektohen vendimet e organeve të partisë. Qëndrimet e mija janë të paluhatshme ndaj vendimeve të organeve të partisë, sepse këtë e kam obligim statutar se për këtë jam zgjedhë. Mendoj se cdo gjë tolerohet, por mosrespektimi i vendimeve të organeve të partisë nuk tolerohet, jo për shkak të natyrës këmbëngulëse të kryetarit pë partisë, por për shkak të rregullores, që është statuti i partisë“ tha Menduh Thaçi .

Thaçi theksoi se nominimi i kandidatëve pë deputet në zonën nr.5 është bërë konform gjitha rregullave të partisë, andaj nuk do të lëvizë aspak nga qëndrimi që ka deri më tani, ndaj reagimit të Strugës. 

I pyetur, çka do të ndodhë me nëtarët të cilët nuk kan qasje te njete ndaj situates, Thaçi u përgjigj: “Shkruan në statut te partise çka do të bëhët me anëtaret që refuzojnë vendimet e partise”, tha Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button