Halimi: Do të angazhohem për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

“Do të angazhohem maksimalisht për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike  për  debllokim të proceseve euroatlantike , për avancim të qytetarëve nga të dy gjinitë pa dallim feje, nacionaliteti, pa dallim partie , ndaj kërkoj nga ju mbështetjen që të jem kryetar i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi mbrëmë në Dibër, Iljaz Halimi, kandidat për president nga radhët e PDSH-së.

Ai para dibranëve premtoi se do të jetë kundër çdo projekti që është në dëm të dibranëve dhe natyrës në këtë rast ai përmendi projektin “Fusha e Lukovës”, dhe apeloi tek të gjithë shqiptarët që të dalin në zgjedhje dhe të realizojnë obligimin e tyre qytetar.
“Unë jam i sigurt se shqiptarët do të votojnë për mua, për të vetmin kandidat shqiptar dhe askush nuk mund të  ndalon këtë mision që e kam ndërmarrë”, tha Halimi.

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi ishte i bindur se  kandidati për president nga radhët e PDSH do të merr numër të madh të votave dhe kërkoi nga të tjerët që të mos bien pre e frikës nga BDI që e drejtojnë tek të punësuarit , ne administratë dhe polici se do t’i përjashtojnë nga puna. Ne nuk jemi të tillë , ne nuk e marrim bukën e një shqiptari dhe t’i japim dikujt tjetër, tha Thaçi.

Formulimi i presidentit konsensual është formulim i gënjeshtrës. Ky është formulim për konsensus mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të jeni të sigurt se e gjitha kjo është në duart e PDSH në krye me Iljaz Halimin, theksoi Thaçi 

Para dibranëve foli edhe kryetari i PDSH-së, dega Dibër , Bashkim Sela, dhe përfaqësues të tjerë të cilët folën për problemet e shumta që i ka qyteti i Dibrës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button