Rita Ora po i numëron ditët…(Video)

Këngëtarja e njohur Rita Ora kohë më parë ka treguar se është duke punuar intensivisht në albumin e saj të dytë.

Derisa herë pas here ka lajmëruar fansat rreth punës për album përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’, ajo këto dit duket se është më e emocionuar se kurrë saqë ka filluar të numërojë ditët deri në publikim të projektit më të ri.

Që kur është afruar lansimi i albumit Ora shënon nga një numër bërë të bërë me dije edhe sa ditë kanë mbetur, ndërkaq sot (e premte), Rita ka treguar se kanë mbetur vetëm edhe katër ditë.

“I will never let you down. 2 Days”, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtarja, ndërsa poshtë këtij mbishkrimi kanë vërshuar komente nga të gjitha anët të cilët bënin me dije se mezi po e presin projektin më të ri të këngëtares me prejardhje shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button