Iniesta vuajti nga depresioni

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se vuajti nga depresioni para triumfit të Spanjës në Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.

Iniesta realizoi golin vendimtar pas lojës shtesë në finalen kundër Holandës, duke ia sjell ekipit trofeun e kampionit të botës.

Por, ai ka pranuar se para fillimit të garës ishte ndjerë i “thyer” për shkak të problemeve me lëndime dhe disa çështjeve jashtë fushës.

“Ndjeja depresion të lehtë, por të gjithë e përjetojnë në ndonjë fazë të jetës, apo jo?”, deklaroi ai për magazinën ‘So Foot’. “Kisha disa probleme personale që u akumuluan, por edhe probleme fizike, ndihesha i thyer. Megjithatë, në fund gjithçka shkoi dhe shënova golin e triumfit të madh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button