Peja kërkon lirimin e Ramush Haradinajt

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, në sheshin e qytetit, ka mbajtur protestën me moto “Ramush Haradinaj është Kosova”.

Në protestë morën pjesë qindra qytetarë, me banerë në duar, që kërkonin kthimin e Haradinajt në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Masës i është drejtuar nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, që nga drejtësia franceze ka kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar, në aeroportin e Luzern-it, me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button