Kanada, ceremoni mortore për tre viktimat tjera të sulmit ndaj xhamisë (FOTO)

Është organizuar ceremonia mortore për tre viktimat tjera nga gjithsej gjashtë që humbën jetën si pasojë e sulmit terroristë ndaj një xhamie në Quebec City të Kanadasë të dielën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).Në ceremoninë mortore që u organizua në Convention Center në Quebec City morën pjesë kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, kryeministri i provincës Quebec Philippe Couillard, kryebashkiaku i Quebec City Régis Labeaume, deputetë, krerë fetarë nga komuniteti i krishterë dhe ai hebre, si dhe mijëra kanadezë.

Ceremonia mortore për Azzedine Soufiane, Mamadou Tanou Barry dhe Ibrahima Barry organizohet pasi ditë më parë u organizua për tre viktimat e parë nga gjithsej gjashtë që pësuan në sulmin e armatosur terrorist në Qendrën Kulturore Islame në Quebec, Khaled Belkacemi, Abdelkerim Hassane ve Aboubaker Thabti.

Kanade (1)

Në ceremoninë që u organizua pas namazit të xhumasë që u fal në Convention Centre të Quebec City, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau mbajti një fjalim në të cilin tha se “Jemi në një kohë kur personat që japin mesazhe përmes fjalëve përplot me urrejtje duhet ta kuptojnë se çfarë dëme mund të shkaktojnë. Personat që përjashtojnë dhe dëmtojnë njerëzit përmes retorikave ngelet përsipër të përballen me këtë, kurse neve t’i mbrojmë vlerat tona. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë këto viktima të pafajshme”.

Nga ana tjetër, kryeministri provincial i Quebecut Philippe Couillard fjalimin e filloi me fjalët: “Selam alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu, bismillahirrahmanirrahim”. Më pas ai iu drejtua familjes së Azzedine Soufiane, duke u thënë “Ju dua”.

Kanade (4)

Në kuadër të ceremonisë, u bë lexim nga Kurani dhe u mbajtën fjalime, ndërsa më pas u bë falja e namazit të xhenazes. Pas ceremonisë, kufomat e Azzedine Soufiane, Mamadou Tanou Barry dhe Ibrahima Barry iu dorëzuan familjeve për t’u dërguar në vendlindjet e tyre.

Ndryshe, të dielën e kaluar një student i moshës 27-vjeçare i quajtur Alexandre Bissonnette ndërmorri sulm ndaj Qendrës Kulturore Islame në Quebec City të Kanadasë, duke lënë të vdekur gjashtë persona dhe duke plagosur 19 të tjerë nga xhemati gjatë namazit të jacisë. Zyrtarët thonë se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve vazhdon të jetë serioze.

Alexandre Bissonnette, i cili u kap pas incidentit, u burgos për gjashtë herë vrasje të shkallës së parë dhe pesë herë përpjekje për vrasje. Seanca e dytë gjyqësore e Bissonnettes do të mbahet më 21 shkurt.

Kanade (2)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button