Kujdes, ju po tradhtoni partnerin/en pa vetëdije!

Kur përmendet tradhëtia, gjëja e parë që e mendojnë shumica e njerëzve është seksi. Por, tradhëtia fizike nuk është forma e vetme e tradhëtisë. Ekzistojnë më së paku edhe 6 gjëra të cilat konsiderohen si tradhëti të partnerit/partneres.

1.U zbuloni shumë gjëra kolegëve në punë

Tjetër është të keni ndonjë shoqe/shok me të cilin mund të ndani çdo imtësi, ndërsa tjetër është të jeni shumë të afërt me “partnerin në punë”, saktësisht me personin me të cilin kaloni pjesën më të madhe të ditës. Ndoshta nuk ju tingëllon si gjë e tmerrshme, por ndarja e sekreteve intime me kolegët konsiderohet si lloj tradhëtie.

2.Flirti nëpërmjet internetit

Interneti u mundëson gjumë shanse dhe mundësi për tradhëti – me shokë, me të famshëm ose me persona krejtësisht të panjohur. Flirtimi nëpërmjet internetit hyn në kategorinë e tradhëtisë emocionale, natyrisht deri sa ta caktoni “takimin e fshehur” të parë.

3.Ëndërroni për të tjerë

Është e pamundur dhe qesharake të mundoheni t’i kontrolloni ëndërrat tuaja. Por, nëse vazhdimisht fantazoni për ndonjë mashkull tjetër konkret, atëherë kjo është shenjë se diçka serioze i mungon lidhjes suaj.

4.Jeni shumë të afërt me ndonjë shok/shoqe

Nuk ka gjë të keqe të keni shoqëri nga gjinia e kundërt dhe natyrisht që është normale të ndani me to sekretet intime, e gjithë kjo deri sa jeni të sigurtë se shoqëria është e sinqertë. Por, nëse me to ndani atë që nuk mund ta ndani me partnerin/partneren tuaj, atëherë bëhet fjalë për një lloj tradhëtie.

5.I tejkaloni kufinjtë me persona të huaj

Gjërat e reja janë kyçe për të ndjerë tërheqje për dikënd, ndërsa anonimiteti e mundëson një gjë të tillë. Paramendojeni situatën në të cilën ju udhëtoni vetëm, ndesheni me një të huaj shumë të bukur dhe shkëmbeni komplimente, flirtoni… Këtu më hyni në zonën e tradhëtisë emocionale, vetëm për ta përmbushur shprazëtinë të cilën e ndjeni me partnerin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button