Shilegov: Së shpejti do të kemi Qeveri!

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se kjo parti është përkushtuar që të gjejë sa më shpejt një zgjidhje efikase për formimin e qeverisë.

“Gjatë këtyre ditëve ju lusim për durim, keni parasysh ndjeshmërinë. LSDM është përkushtuar në tërësi gjetjes së zgjidhjes efikase për formimin e Qeverisë së re. Qytetarët në zgjedhjet e fundit kanë zgjedhur qeverinë e cila solli ndryshimet e kërkuara dhe kështu do të formohet kjo qeveri”, tha Shilegov, në pyetjet e gazetarëve.

Lidhur me atë se si e komenton kjo parti qëndrimin e Bujar Osmanit që pa marrëveshje për qeveri nuk ka nënshkrime, Shilegov tha se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

“Të gjitha subjektet politike që janë të involvuara në proces, pas zgjedhor duhet të jenë të vetëdijshëm se në çfarë gjendje ndodhet Maqedonia, dhe të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre”, shtoi Shilegov.

Sa i përket asaj se a do të bashkëpunoj BDI me LSDM ose jo, Shilegov përsërit edhe një herë që partitë politike duhet të jenë të vetëdijshme dhe të sjellin vendime adekuate për këtë çështje.

Pyetja e radhës e gazetarëve ishte se a kanë kërkuar kushte nga BDI që të formoni koalicion, si e para të pranoni platformën e tyre.

“Thash, të kemi pak durim, jemi duke punuar në gjetjen e zgjidhjes, që sa më shpejtë të kemi Qeveri”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button