Tërmet i fuqishëm në Los Angelos

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur zonën e Los Angelosit në jug të Kalifornisë, ka bërë të ditur instituti amerikan i Mbikëqyrjes Gjeologjike.

Tërmeti u regjistrua në 21:10 me orën lokale dhe epiqendra e tij ishte 2 kilometra në lindje të qytetit La Habra. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo në njerëz.

Më herët gjatë muajit një tjetër tërmet, 4.4 ballë u ndje në Los Angeles, duke trembur banorët por duke mos shkaktuar dëme domethënëse.

Tërmeti i fundit, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, u ndje edhe në lokalitetet Palm Springs dhe Ventura County në veri të qytetit.

Departamenti i zjarrfikësve të Los Angelesit deklaroi se po kontrollon ndërtesat dhe infrastrukturën e transportit për dëme eventuale. Gjithsesi, tërmeti është konsideruar si një paralajmërim për banorët që të jenë gati për çdo situatë.

Lokaliteti i San Andreas, buzë pllakës tektonike të oqeanit Paqësor, depërton direkt përmes Kalifornisë dhe bashkë me shtetet perëndimore amerikane është prekur shpesh nga tërmete shkatërruese.

Tërmeti i vitit 1994 në Northrixh, me magnitudë 6.7 ballë, la të paktën 60 persona të vdekur, ndërsa pesë vjet më parë, një tjetër tërmet me fuqi 6.9 në San Francisko u mori jetën 67 personave. / TCH/

Lajme të ngjashme

Back to top button