fbpx

MINI fillon shitjen e aksesorëve për Cooper 2014

Marka tashmë e njohur britanike MINI ka prezantuar aksesorët e rinj për Cooper-in e ri. Duke filluar nga eksterieri, ekzistojnë katër dizajne të ndryshme të karrocerisë siç janë: Vivid Green, Speedwell Blue, John Cooper Workd dhe Essential Black. Por blerësve do tu ofrohen edhe grafitet anësore të cilat mund ti vendosin në dyer, kurse kulmi do të ketë grafite të ndryshme duke filluar nga Big Bangu e deri të Union Jack.

Kjo kompani gjithashtu do të filloi shitjen e mbulesave të veturës dhe atë të rrotave me fellne prej 17 dhe 18 inç. Në Mini nuk kanë folur edhe aq shumë për enterierin, por siç duket edhe për aty do të ketë diçka, duke filluar nga mbulesat e karrigeve e deri të mbështjellësi i timonit. Ndërkaq së fundmi është bërë të ditur se MINI është duke përgatitur një surprizë për adhuruesit e kësaj marke, të cilët nuk janë të paktë në numër.

Lajme të ngjashme

Back to top button