“Sopoti” ende nuk i është dorëzuar PSP-së

Lënda e gjyqësore për rastin e “Sopotit” ende nuk i është dorëzuar Prokurorisë Speciale Publike.

Këtë për gazetën KOHA, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Lençe Ristovska, e cila duke mos pasur se çka të shtojë, tha se për më tepër se dy muaj janë në pritje të pranimit të kësaj lëndë.

Pas prolongimi të seancës së fundit që u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar, procesi gjyqësor për këtë rast është caktuar të vazhdoj me datë 20 shkurt. Mirëpo, siç thanë nga PSP-ja, drejtuesit e Këshillit të Prokurorëve Publike (KPP), deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sqarim se cilat janë arsyet e mos delegimit të kësaj lëndë deri tek ata.

Në prononcimin e tij për gazetën, kryetari i KPP, Petar Anevski, deklaroi shkurtë se në njërën prej seanca të ardhshme qe pritet të mbahen para datës 20 shkurt, këshilli që drejton ai, do ta ketë në rend ditë këtë pikë, gjegjësisht do të diskutojë për kërkesën e parashtruara nga PSP.

Sidoqoftë, ai nuk pranoi të tregojë se cilat janë shkaqet që kjo lëndë, edhe pas dy muajve e më tepër, ende nuk iu transferuar Prokurorisë Speciale, komfor kompetencave që kjo prokuroi i ka mbi këtë lëndë.

Mirëpo, avokati i një pjesë prej të akuzuarve në këtë rast, Naser Raufi, tha se mosdhënia e lëndës PSP nga KPP, nuk paraqet asgjë tjetër përpos vazhdim i obstruksioneve që i bëhen këtij institucioni që angazhohet për zbardhjen e shumë rasteve, të cilët burojnë nga përcjellja e komunikimeve të jashtë ligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button