Danaj: Tribunali, akt barbar

Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është deklaruar kundër krijimit të një tribunali për hetimin e krimeve të pretenduara nga UÇK-ja.

Ai ka thënë se një tribunal i tillë është një akt barbar dhe “gjenocid demokratik” që vjen nga Brukseli.

“Është hakmarrja e lobit proserb në Bruksel kundër bombardimeve të NATO-s mbi Beograd. Si i tillë duhet të refuzohet kategorikisht. Të krijosh këtë gjykatë, do të thotë që 15 vjet pas luftës viktimën ta konsiderosh agresor”, është shprehur ai, transmeton Epoka e Re.

Danaj ka kundërshtuar krahasimet që është duke i bërë Moska në mes të Kosovës dhe Krimesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button