Vidhen 100 mijë euro në një fabrikë për mobilje në Tetovë

Një banor i Reçicës së Madhe të Tetovës i moshës 48 vjeçare ka paraqitur në SPB Tetovë se në zyrën e fabrikës së tij për prodhim të mobiljeve janë vjedhur rreth 100 mijë euro, informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, njofton Portalb.mk.

Sipas paraqitjes së pronarit, vjedhja e rëndë sipas të gjitha gjasave është kryer në mbrëmjen e së dielës (29.01) dhe të hënës (30.01) nga tani për tani nga person ose persona të panjohur, gjatë së cilës në mënyrë të panjohur e kanë hapur derën e zyrës së fabrikës që gjendet në dalje nga Tetova në drejt Gostivarit. Paratë janë marrë nga kasaforta e hekurt, ndërkaq askush s’ka parë asgjë, informojnë nga policia.

Pas informatës së marrë policia ka kryer ekspertizë të plotë, është biseduar me pronarin dhe disa persona të punësuar në fabrikë, ndërkaq bisedat edhe me persona tjerë do të vazhdojnë edhe sot, shtoi Josifovski.

Ai theksoi se policia po punon intensivisht që të pastrohet rasti dhe të zbulohen autorët, të zbulohet mënyra e saktë se si kanë arritur të hyjnë në zyrë dhe si e kanë hapur kasafortën pa i parë askush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button