Adelina me befasinë e radhës

Ka përfunduar performancën e parë në ‘Top Fest 11’. E derisa po shijon momentet e saj dhe pritjen që iu bë nga publiku shqiptar, këngëtarja Adelina Berisha ka treguar për Tribuna se balada me të cilën ka konkurruar në ‘Top Fest’ po vlerësohet shumë. “Po i shijoj ditët pas performancës sime dhe konkurrimit në ‘Top Fest’. Sinqerisht nuk kam konkurruar për çmim. Thjesht kam konkurruar për qejf”, ka deklaruar këngëtarja, ani pse nuk la anash dëshirën e madhe që kënga “Për Ty” ta rrëmbejë ndonjërin nga çmimet që jep ‘Top Festi’.

Krahas pritjes së vlerësimeve apo triumfin eventual në festivalin e ‘Top Channel’, këngëtarja po punon edhe rreth projekteve të reja muzikore. Berisha ka bërë me dije se këtë sezon veror do ta ketë më të frytshëm se kurrë. “Jam duke përgatitur një këngë të cilën do e sjell me videoklip. Kënga ka përfunduar. E tani jam duke punuar rreth videoklipit” ka treguar tutje këngëtarja.

Duke mos dashur të japë shumë detaje rreth krijimit të radhës, këngëtarja e cila di të çmendë me skena të nxehta përmes secilit klip, botën mashkullore, ka treguar se këngën në fjalë do ta sjellë në duet. “Kënga ka me qenë një bashkëpunim. Jam duke u munduar që ta bëj më së miri. Jam duke punuar fort dhe me shumë kujdes. Për më tepër nuk do të flas. Më mirë po i lë befasi për fansat, detajet që do të vijnë bashkë me videon e re”.

Lajme të ngjashme

Back to top button