Ahmeti: Iljaz Halimi është duke e lënduar idenë e kandidatit presidencial

Mbrëmë në Tetovë, Bashkimi Demokratik për Integrim para elektoratit ka prezantuar ofertën për kandidatinkonsenzual, duke u bërë apel atyre që me 13 prill të rrinë në shtëpi dhe te mos dalin të votojnë. Në këtë tubim me qytetarët, kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë të BDI-së Ali Ahmeti, Fatmir Besimi, Hazbi Lika, Teuta Arifi etj.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se BDI është një shtëpi që ka tapi dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë idenë e BDI-së për një kandidat konsenzual. Ai tha se kandidati shqiptar, Iljaz Halimi është duke e lënduar këtë ide, duke thënë në tubimet partiake se nëse fiton do i trajtojë mirë shqiptarët. Ahmeti  tha se po të kishte mundësi që të fitoj një kandidat shqiptarë ata do të nxjerrnin kandidatin e tyre në këto zgjedhje.


“Më vjen keq se ata po bëhen se sikur do të fitojnë. Nëse e kishin qëllimin që të grumbullojnë ndonjë votë, apo të shohin rejtingun se ku e kanë, më mirë të kishin bërë ndonjë sondazh nga ndonjë shtëpi që bën sondazhe për të parë se ku e kanë vendin, se sa për të lodhur profesorin që del thotë se nëse i fitoj zgjedhjet do të bëj shumë mirë për shqiptarët, por po të kishin pasur bindjen se ne vërtetë do të fitonim, ne i kishim hyrë kësaj pune me kohë” tha Ahmeti.

“Nëse dikur shqiptarët dikur merreshin vetëm me bujqësi, tani ata vendosin për gjera të rëndësishme në këtë shtet”, tha Ali Ahmeti. Ai tha se Iljaz Halimi nuk mund të nxjerr asgjë pozitive me kanidimin e tij për president.

Ahmeti gjithashtu paralajmëroi se në zgjedhjet parlamentare prezantimin e kandidatëve do ta bëjë në Sallën Boris Trajkovski, dhe tha se me 3 prill do të fillojë “beteja e vërtetë për të fituar edhe një mandat tjetër”.


Ndërsa kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se partia shqiptare e cila mendon se do të fiton është duke u parë se ka humbur 12 cikle zgjedhore dhe tha se edhe në këto zgjedhje “BDI do të fiton dhe kur të duan ata ne i fitojmë” tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button