Filipine, Duterte i jep fund armëpushimit me rebelët komunistë

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka bërë të ditur se ka përfunduar armëpushimi me rebelët komunistë i cili ka zgjatur gjashtë muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në qytetin Cotabato Veriore, Duterte ka shpallur përfundimin e armëpushimit nga ana e qeverisë, pasi paraprakisht rebelët komunistë i dhanë fund atij duke e akuzuar qeverinë se ka dështuar në lirimin e të burgosurve politikë dhe ka shkelur rajonet e kontrolluara nga rebelët.

Po ashtu, Duterte i ka bërë thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri, pas sulmeve të reja të rebelëve ndaj ushtarëve.

Duterte rikujtoi se vitin e kaluar kishin lënë të lirë liderët e rebelëve me qëllim që të inkurajonë bisedimet për paqe, duke shtuar se më pas forcat guerile kanë shqetësuar forcat e sigurisë duke kërkuar lirimin e 400 të burgosurve.

Ai potencoi se “në këto troje nuk do të ketë paqe me ta” duke shtuar më tej se ka udhëzuar ushtarët që të kthehen në kampe dhe të jenë të gatshëm për luftim.

Duke folur në lidhje me vrasjen e shtatë ushtarëve dhe rrëmbimin e tre të tjerëve në dy sulme të armatosura ditën e djeshme nga Ushtria e Re e Popullit (NPA) me pikëpamje maoiste, Duterte vuri në pah se “Thonë se do t’i japin fund më 10 shkurt, por që tani humbën jetën ushtarë tanë. Është e pakuptimtë të vazhdohet armëpushimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button