fbpx

Maqedonasit në Australi kërcënohen me bojkot, nuk i duan kandidatët e VMRO-së

Shtetasit maqedonas që jetojnë në Australi kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve të 27 prillit, nëse kandidati për deputet i kësaj njësie nuk përzgjidhet me anë konsultash ku do të përfshiheshin dhe ata vetë.

Sipas Radios Ilinden, me seli në Melburn, mërgimtarët maqedonas kundërshtojnë emrat e përfolur si deputeti aktual për Australi, Milorad Dodevski, vëllai i kreut të Prilepit, Valentin Risteski dhe ish-zv.kryeministri Vasko Naumovski.

“Një përzgjedhje kaq jotransparente dhe e fshehtë e kandidatëve nuk është parë asnjëherë dhe askund veçse në vendet afrikane. Kjo mënyra paraqet një njëmendësi të madhe, gati-gati më të madhe se njëmendësia komuniste. Politikanët nga Maqedonia po harrojnë se komunitetit maqedonas në Australi i duhet një përfaqësues i përshtatshëm e cila do të përfaqësonte vetëm komunitetin maqedonas dhe nuk do të vraponte si shërbëtor pas pushtetit, siç është rasti me deputetin aktual, Milorad Dodevski”, thuhet në reagimin e komunitetit maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button