fbpx

Pendarovski anuloi vizitën ne Shuto Orizare

Takimet e kandidatit të LSDM-së për kryetar shteti, Stevo Pendarovski, të planifikuara për sot janë anuluar për shkak të arsyeve të sigurisë, pasi që arritën informacione se grup i organizuar ka për qëllim të provokojë incident, njofton LSDM-ja.
 
“Ky vendim pason pas informacioneve të marra se grupi i organizuar, sipas të gjitha gjasave anëtarë të një partie të caktuar politike e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, ka për qëllim të provokojë incidente. Për shkaqe të sigurisë është vlerësuar se kandidati presidencial Stevo Pendarovski, të anulojë sot vizitën në Shuto Orizare. vendimi është marrë edhe në konsultim të drejtpërdrejtë me zyrtarët e MPB-së të angazhuar për sigurinë e kandidatit presidencial”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
 
Nga LSDM-ja bëjnë me dije se Pendarovski do ta vizitojë komunën e Shuto Orizares, por kërkojnë që institucionet kompetente të sigurojnë kushte për lëvizje të papenguar të kandidatit presidencial gjatë takimeve me qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button