Lukashenka: Rusia përpiqet “të na kap në fyt”

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, e ka kritikuar Rusinë, gjatë një konference të sotme për gazetarë në Minsk, duke e akuzuar se nuk po i respekton marrëveshjet ndërmjet dy vendeve fqinje dhe se e përdorë furnizimin me gaz për ta “kap për fyti” Bjellorusinë, transmeton REL.

Duke folur para afro 50 gazetarëve vendës dhe të jashtëm, Lukashenka tha se Rusia e kishte “kaluar kufirin” e marrëveshjeve me Bjellorusinë me një “lëvizje të lapsit”.

Ai i është referuar veprimit të Rusisë për të ndërmarrë kontroll të ashpër në kufirin e përbashkët, derisa Bjellorusia përgatitet, që prej 9 shkurtit, ta zbatoj regjimin e lëvizjes pa viza për udhëtime të shkurtëra me afro 80 vende.

Lukashenka ka sugjeruar se Rusia është përpjekur ta forcoj ndikimin e saj nda shteteve të vogla duke synuar kontroll të gazsjellësve të gazit dhe duke e përdorë gazin dhe naftën si mjet të forcës.

Presidenti i Bjellorusisë tha se “pavarësia nuk mund të krahasohet me naftë” dhe se vendi i tij, që për një kohë të gjatë ishte i varur nga furnizimet e subvencionuara të energjisë ruse, do të gjej burime të tjera të naftës dhe gazit, nëse paraqitet e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button