Chelsea e jep Oscarin dhe para për Pogban

Pas Real Madrid dhe Paris Saint Germain, listës së skuadrave që duan Paul Pogba i shtohet edhe Chelsea. Në Angli janë të sigurt se Jose Mourinho gjatë merkatos së verës do tentojë që të marrë talentin francez, një prej më të mirëve të këtij sezoni për kampionët e Italisë.

Thuhet se “Special One”, për të bindur Antonio Conten dhe shoqërinë bardhezi, do t’i ofrojnë në këmbim të kartonit të Pogba, Oscarin dhe një shumë të majme parash. Por, për momentin, ajo nuk është ende zyrtare.

Sipas mediave italiane, Juventusi përballë një sulmi të tillë edhe mund të “dorëzohet”.

Torinezët janë të vetëdijshëm se nuk mund ta mbajnë për shumë kohë francezin dhe kështu mund të pranojnë ofertën e Chelsea-t që, përveç parave që u jep për merkato, ofron dhe një lojtar të ri (Oscar është vetëm 22 vjeç), i cili vlerësohet rreth 30-35 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button