Rizoto me kërpudha do të ishte zgjidhja ideale, ja si gatuhen

Rizoto me kërpudha do të ishte zgjidhja ideale për ju në këtë periudhë të vitit. Ju propozojmë një recetë të thjeshtë dhe të lehtë për tu përgatitur.

Përbërësit:

Oriz

300 gr kërpudha

1 qepë e vogël

2 litra lëng koncentrat perimesh

2 lugë vaj ulliri

1 tufë majdanoz

50 gr parmixhano

Kripë dhe piper

Përgatitja: Në një tenxhere hidhni koncentratin dhe sapo të vlojë hidhni orizin të ziejë. Pastroni kërpudhat dhe pritini në feta. Në një tigan kavërdisni vaj ulliri dhe qepën derisa të bëhet transparente, ku do të shtoni edhe kërpudhat. Shtoni orizin për rizoto gjithmonë duke e përzier masën derisa të përthithe lëngun dhe të mos ngjitet. Hiqeni nga zjarri, hidhni djathin parmixhano të grirë, majdanoz dhe pak kripë. Lëreni të pushojë për pak minuta duke e mbajtur të mbyllur në tenxhere para se ta servirni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button