Moratti: 32 ndeshje pa penallti është diçka komike

32 ndeshje pa 11-metërsh për Interin e kanë nxehur edhe presidentin Massimo Moratti i cili ka shprehur nervozizmin e tij me situatën e referimit përreth ekipit të tij.

68-vjeçari u shfaq tepër i zemëruar për 11-metërshin e padhënë nga gjyqtari kryesor Gervasoni, në 91’, në momentin kur topi i goditur nga Palacio preku krahun e mbrojtësit të ekipit friulan Heurtaux.

Duke marrë për bazë edhe dy ndeshjet e kampionatit të kaluar tashmë bëhen plot 32 takime radhazi në Serie A ku Interi nuk fiton penallti.

“Ishte ndeshje shumë pa fat. Situata e gjyqtarëve? është komike, vështirë të mos qesh kur flas për këtë. Diçka po ndodh pothuajse çdo fundjavë”.

“Ndodh me të gjithë, por këtu te ne bëhet fjalë për një statistikë absurde. Besoj se tani gjyqtarët kanë frikë për të akorduar 11-metërsh pas kaq shumë kohësh, e kjo mund të jetë diçka që i frenon ata në mënyrë të konsiderueshme, sepse penalltia duhet të jetë tepër e dukshme, përndryshe shndërrohet në problem”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button