Meta në KMSH: Bashkëjetesa fetare i fton të gjithë politikanët të jenë më tolerantë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Meta u prit nga kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj. Përgjatë takimit, Meta vuri në dukje shembullin e shkëlqyer të bashkëjetesës fetare në vendin tonë, shembull i cili fton të gjithë politikanët që të jenë më bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës në kontributin dhe rritjen e harmonisë dhe paqes sociale. 

“Është një tolerancë, një bashkëjetesë, e cila na fton të gjithëve, sidomos ne politikanëve, për të qenë gjithashtu akoma më shumë tolerantë, më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës në respekt dhe në kontribut të rritjes së harmonisë dhe të paqes sociale në vend”, -deklaroi Meta.

Nga ana e tij, kryetari i KMSH-së, duke falënderuar kryeparlamentarin Meta për vizitën, tha se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë gjithmonë një nga kontribuuesit më të mirë, në lidhje me zhvillimet pozitive që do të ketë vendi jonë në çdo aspekt./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button