Lëvizja BESA: Ridefinimi, pikë – reference prej ku Maqedonia mund t’i rikthehet rrugës së euro–integrimeve

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore Bejtulla Demirin dhe Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me Ambasadoren e OSBE-së në Shkup Nina Suomalainen.

“Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund t’i rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Të dyja palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button