Ahmeti: Erdhi koha që e vërteta të del në shesh

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDI-së në Tetovë, Shefen e Misionit të OSBE në Shkup, Ambasadoren Nina Suomalainen.

“Ahmeti dhe Ambasadorja Suomalainen diskutuan rreth situatës paszgjedhore në Maqedoni me ç’rast Kryetari Ahmeti elaboroi mbi qëndrimet e BDI-së për gjendjen e krijuar. Ahmeti foli për fushatën tendencioze të orkestruar kundër tij dhe BDI-së në dy vitet e fundit dhe tha që tani ka ardhur koha që e vërteta të del në shesh, për çdo akuzë, për çdo shpifje, për çdo paqartësi dhe për çdo dilemë. Ahmeti është i vendosur që drejtësia ta thotë fjalën e vet dhe të largon të gjitha dyshimet tendencioze dashakeqe mbi figurën e tij dhe të BDI-së, e drejta duhet të ngadhënjejë. Kryetari Ahmeti nënvizoi që të gjithë anëtarët e BDIsë, bashkë me Kryesinë, do t’i përmbahen parimeve të paracaktuara dhe do të veprojnë në drejtim të forcimit të shtetit dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit sepse kjo për ne nuk është betejë për pushtet, por për ta ruajtur vlerën kombëtare të shqiptarëve dhe për ta hequr hijen që dashakëqijtë janë përpjekur që ta hedhin mbi të”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ahmeti, shkruhet më tej në kumtesë, fton liderët e partive politike që t’i bashkëngjiten në apelin drejtuar policisë, ushtrisë, administratës shtetërore dhe të gjithë qytetarëve që të punojnë me paprekshmëri dhe qetësi, në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit shtetëror.

“Ahmeti gjithashtu fton miqtë ndërkombëtar që të mos qëndrojnë indiferent ndaj zhvillimeve në vendin tonë dhe të vijojmë ta ndërtojmë shoqërinë së bashku si në 16 vitet e kaluara. Ne do të mbetemi kontribuues për mirëqenie shoqërore dhe insistues të denjë të integrimit Euro-Atlantik, reformave në vend dhe rrumbullakimit të Marrëveshjes së Ohrit sepse këto shtylla e bëjnë vendin më të fortë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button