Hague: Nuk ka më ndryshime të kufijve në Ballkan

Gjendja në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk duhet të ndërlidhet me zhvillimet në Ukrainë, sepse për ketë nuk ka asnjë bazë, ka vlerësuar shefi i diplomacisë britanike, William Hague, duke shtuar se në Ballkan më nuk mund të ketë ndryshim të kufijve.

“Të jem i qartë: nuk mund të ketë më ndryshim të kufijve në Ballkan. Vetëm një Bosnjë e unifikuar dhe sovrane brenda kufijve aktual mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Ky është qëndrim që e ndajmë më të gjithë kolegët brenda 28 shteteve anëtare të BE”, ka thënë Hague i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Sarajevë, transmeton ORAinfo.

Ai ka vlerësuar se hapat e Rusisë të ndërmarra në rastin e Krimesë “janë shembull i shëmtuar kundër aneksimit ku vendet e BE-së kanë qëndrim unifikues sa i përket kësaj dileme”.

“Nuk ekziston asnjë mënyrë e krahasimit (të Krimesë) me referendumin e paralajmëruar në Skoci dhe situatën në Republikën Serbe të Bosnjës”, ka thënë Hague në një intervistë për të përditshmen boshnjake “Dnevni Avaz”.  

Lajme të ngjashme

Back to top button