Tiranë, SHBA-ja s’ tërhiqet nga reforma në drejtësi

Në Shqipëri, konflikti i hapur mes Ambasadorit Amerikan atje Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm nuk do të jetë çështje e vetëm një dite. Pas akuzave të rënda të Kryeprokurorit, Ambasadori Lu është përgjigjur nëpërmjet një deklarate të shkurtër duke ka premtuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen derisa reforma në drejtësi të zbatohet e plotë.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulimin politik dhe korrupsionin në gjyqësor. Ky është një premtim”, thuhet në deklaratë.

Reforma në drejtësi u ka dhënë vëzhguesve ndërkombëtarë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata pritet të mbërrijnë në Tiranë javën e ardhshme dhe puna e tyre e parë do të jetë krijimi i një liste të zezë me personat që, sipas ndërkombëtarëve, nuk duhet të jenë anëtarë të organeve të Vettingut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button