Ameti në takim me përfaqësuesit e “Jugohromit”: Zgjidhja e vetme është vendosja e filtrave

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinior Bashkim Ameti sot ka pritur në takim përfaqësuesit e punëtorëve të kombinatit Jugohrom , ku kanë diskutuar për kërkesat dhe propozimet e tyre dhe për fatin e kombinatit Jugohrom.

“Ministri Ameti i njoftoi përfaqësuesit e Sindikatës se është i interesuar që asnjë familje mos të mbetet pa të ardhura mujore dhe asnjë punëtor mos të mbetet pa vendin e punës. Gjithashtu ministri edhe një herë rikonfirmoi qëndrimin se zgjidhja e vetme është vendosja e filtrave me çka do të ruajmë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve si dhe vendet e punës të të punësuarve në Jugohrom”. Njëkohësisht, ministri njoftoi se do të përkrah çdo iniciativë për paketë sociale në dobi të punëtorëve të Jugohromit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button