DPHM: Shkrirja e borës mund të shkaktojë dëme tek vreshta, pemët dhe mbjelljet vjeshtore

Me shkrirjen e borës është e mundur që të detektohen dëmtimet e para tek kulturat bujqësore, sidomos tek pemët dhe vreshtat e verës, të cilat më shumë pësuan periudhën e fundit, në temperaturat ekstrem të ulëta.

Sipas agrometeorologëve, shkrirja e përnjëhershme e borës mund të shkaktojë edhe formim të sipërfaqeve më të mëdha të mbuluara me borë në depresionet që është pakëndshme për të mbjellat vjeshtore nëse paraqiten akuj dimërorë të mbulesës së borës.

“Rritja e temperaturave dhe shkrirja e borës e ka rritur lagështinë në tokë, e cila periudhë më të gjatë është mbajtur në gjendje të ngrirë dhe pak ka qenë e kapshme për bimët, ndërsa do të jetë më shumë se e nevojshme në periudhën e pranverës gjatë ripërtëritjes së vegjetacionit. Në periudhën e kaluar temperaturat e pritura të ajrit me vlerë prej rreth 10 gradë do të mundësojnë dimërim normal dhe relaksim të shkurtër nga shoku i përjetuar në periudhën e kaluar”, vlerëson DPHM.

Temperaturat pozitive të mëngjesit ose temperaturat afër zeros, siç thekson DPHM, të paktën deri nga mesi i javës së ardhshme nuk do të lejojnë luhatje më të mëdha që është e volitshme për kulturat bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button