fbpx

Diaspora shqiptare në Australi e motivuar për zgjedhjet

Aktivitetet për regjistrimin e votuesve shqiptar nga Maqedonia për zgjedhet e parakohshme parlmatare 2014, po has në interresim dhe  mbështetje ët madhe nga diaspora shqiptare në Australi.

Duke marrë parasysh që nje pjesë  e madhe e diasporës në Australi për shkak të komunikimit më të rralle, nuk janë të paisura me pasaporta biometrike, mobilizimi po orinetohet drejt motivimit të tyre për të filluar proceduar për të bërë një gjë të tillë për të ardhmen dhe  regjistrimi i atyrë që janë të paisuar, numri i të cilëve viteve të fundit është shtuar dukshëm.

Në mbrëmje të së  dielës  i tërë ky ekip i shoqëruar nga kandidati  Driton  Maliku mori pjesë në aktivitetet e Komunitetit shqiptaro-amerikan dhe atij Izraelit  të Melburnit ku u bë prezentimi i filmit ‘’ Besa’’ që evokon kujtime dhe shpalos ngjarjet e dhimshme dhe njëkohesisht madheshtore të Luftës së Dytë botërore ku shume familje shqipatre strehuan familjet Izraelite ne Shqipëri, akt ky sublim që forcuan bashkëpunimin dhe miqësinë në mes kombevë dhe në veçanti mes shqiptarëve dhe komunitetit izraleit në Australi.

Ditën e hënë pasoi një takim shumë interesant që na bëri të ndjehemi krenar të gjthëve shqiptarët. Bazuar mbi dëshirën e përbashkët Shtabi zgjedhor i BDI-së  i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës Kiçmari dhe Azis Pollozhani relizuan nje vizitë vëllazërore te Kryetari i Komunës Dandenong, Xhim Memeti, një shqiprat ky nga Kishava e rrethit të Manasirit.

Delegacioni i udhëhequr nga Pollozhani dhe Ilir Islami, në vazhdën e ektiviteteve realizuan takime dhe këmbyen opinione shumë të vlefshme edhe me një grup intelektualësh që janë dalluar për mbështetjne  e kauzës shqiptare në çdo kohe ketu sikurse janë profesori universitar nga Struga Shaip Lloga, 

Gazetari  dhe udheheqesi i programit në gjuhen shipe pranë Radios nacionale SBS  Sani Kajtazi dhe të tjerë sikurse edhe me grupin e biznesmenëve  tanë të sukseshsëm këtu si Bujar Maliku, Kujtim Sadiku nga Prespa, Haxhi Ceku nga Ostreci  dhe shume të tjerë, që poshtu më enthuziazem mbeshtesin aktivitetet rreth zgjedhjeve parlamnetare duke qënë të sigurtë që ky proces do të jetë shumë i dobishem për diasporën, e cila ka nevojë për nje lidhje institucionale me vendlindjen për të zgjidh shumë çshtje si të aspektit të rregullimit të dikumentacionit, infomatavë për mundëstitë e investimeve ne vendlindje , mbështetjes së arsimit dhe kulturës kombëtare për gjeneratat e reja  etj.

Të martën në mbrëmje do të mbahet Tubimi qëndror për diasporën ne Qendren e Komunitetit në Melburn ku pritet të marrin pjesë nje numër shum i madh i diasporës për ti dhënë shtysën kryesore kandidaturës së Driton Maliku si përfaqëasues nga komuniteti shqiptar në Australi.

Lajme të ngjashme

Back to top button