Denoncohet çifti homoseksual, blen mijëra euro një foshnjë shqiptare

Një çift homoseksualësh, banues në provincën e Pavias në Itali – një avokat italian dhe i dashuri i tij shqiptar, kanë blerë për 70 mijë euro një foshnjë të sapolindur shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga policia italiane, e cila ka denoncuar çiftin homoseksual me akuzën se kanë paguar prindërit biologjikë të foshnjës, duke u shtirur se avokati italian është babai i të sapolindurit. Është denoncuar gjithashtu edhe nëna biologjike e fëmijës. Sipas hetimeve, ajo ka mbërritur në shtetin italian në gjendjen e një shtatzënie të avancuar, e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj – babai i vërtetë i foshnjës. Por menjëherë pas mbërritjes në Itali, avokati homoseksual është martuar me nënën shqiptare, me qëllimin e vetëm për të marrë atësinë e foshnjës. Ngjarja komplikohet pasi ëhstë zbuluar se i dashuri i saj dhe babai i vërtetë i foshnjës është vëllai i homoseksualit shqiptar, që bashkëjeton prej vitesh me avokatin italian, transmeton Oranews.

Pakti i marrëveshjes mes dy çifteve ishte lindja e fëmijës në shtetin italian dhe heqja dorë nga atësia biologjike kundrejt pagesës së një shume prej 70 mijë eurosh. Menjëherë pas lindjes së fëmijës, çifti shqiptar është rikthyer në Shqipëri.

Denoncimi i kësaj ngjarjeje ka ardhur pas një rrëfimi konfidencial në polici nga një person i tretë. Mbi këtë martesë të stisur, policia italiane ka nisur menjëherë hetimet, të cilat kanë detyruar avokatin italian të kërkojë rikthimin e detyruar në Itali të nënës së foshnjës. Por bashkëjetesa e forcuar e mospagesa e të gjithë shumës ka shkaktuar grindje mes dy çifteve.

Pas marrjes në pyetje nga policia italiane, nëna shqiptare ka rrëfyer tërë historinë duke pranuar se ka marrë nga çifi homoseksual vetëm 5 mijë euro nga 70 mijë euro të premtuara.

Analiza e AND-së së fëmijës ka vërtetuar atësinë e vërtetë. Për momentin, nëna dhe foshnja ndodhen në një strukturë mbrojtjeje në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button