Raste të reja me sëmundjen e fruthit, epidemia vazhdon të përhapet

Tetë raste të reja të sëmundjes së fruthit u konfirmuan sot nga Qendra e shëndetit publik në Shkup. Me këtë vazhdon të përhapet epidemia e cila u shpall dje. Në Klinikën infektive për momentin janë hospitalizuar 12 persona,në mesin e të cilëve edhe një foshnje dy-muajsh.

“Komplikime më të shpeshta tek pacientët janë bronkopneumonia kurse një numër i vogël janë edhe me gastroenterokolit. Për momentin gjendja e pacientëve është stabile dhe nuk ka ndonjë me gjendje më të rëndë ose më serioze shëndetësore”, tha Sanja Petrushevska Marinkoviq- mjekje e Klinikës së sëmundjeve infektive.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Shkup prej janarit tashmë ka arrituar në 33 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button