Strugë, shkollat drejt shlyerjes së borxheve

Nga Komuna e Strugës lajmëruan sot se janë drejt zhbllokimit xhirollogaritë e bllokuara të shkollave komunale për shkak të borxheve të vjetra si pasojë e keq-menaxhimit nga ana e strukturës së kaluar komunale.

Borxhi i shkollave në kohën kur menaxhonte me komunën, Ramiz Merko arriti deri në mbi 1 milion euro, thonë nga kabineti i kryetarit aktual Ziadin Sela.

“Pas  ardhjes së pushtetit të ri lokal në Komunën e Strugës, me një menaxhim të mirë të mjeteve dedikuar shkollave, me vështirësi, të gjitha shkollat që kishin probleme me këto fatura të papaguara , kanë shlyer të njëjtat në masën mbi 50 % . Madje një pjesë e tyre e ka tejkaluar këtë shifër.” thonë nga Komuna e Strugës.

Shkolla Fillore “Nuri Mazari” në fshatin Dollogozhdë, pas një periudhe rreth 2 vjeçare zhbllokoi xhirollogaria e së njëjtës.  

“Pas kryerjes së pagesës  të disa faturave nga ana e Komunës së ndaj kompanive të cilat kanë ofruar shërbime për furnizimin me lëndë djegëse  dhe ngjashëm për këtë shkollë, para disa javësh kjo xhirollogari u zhbllokua. Në këtë proces ka ndihmuar dhe menaxhimi racional me mjetet nga drejtori i ri i shkollës fillore” thonë nga Komuna e Strugës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button