Këto janë kandidatet femra të BDI-së në njësinë gjashtë

Lista e BDI-së, në njësinë zgjedhore numër gjashtë është plotësuar me kandidatet femra për deputet. 

Ligjërisht kandidatet femra zënë vendin e tyre të garantuar në numrat 3, 6 dhe 9.

Shefi i Shtabit Zgjedhor i BDI-së, Abdilaqim Ademi, konfirmon për Portalb, emrat e kandidateve femra që do të garojnë për deputete në listën e BDI-së.

Në dhjetëshen e parë, që konsiderohen si kandidate potencialisht të mundshme që në të ardhmen të jenë deputete, sipas Ademit, janë: Shpresa Hadri nga Tetova, Selvije Sali nga Gostivari dhe Nora Aliti, vajza e të ndjerit Abdyraman Aliti, ish ambasador dhe deputet nga radhët e Partisë për Prosperitet Demokratik.

Lajme të ngjashme

Back to top button