Pendarovski në Çarshi dhe Bit Pazar

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski, sot realizoi takime me qytetarët, duke filluar nga sheshi i Skënderbeut, nëpër Çarshinë e Vjetër dhe Bitpazar. 

Pendarovski duke ecur nëpër kalldrëmin e Çarshisë përshëndetej me kalimtarët dhe zejtarët, të cilët e shfrytëzuan mundësinë që të tregojnë ndonjë problem të tyre. Dikush e ftonte që ta qeras me një kafe duke shprehur mbështetjen për të. 

Kandidati për president i LSDM-së, vizitën në çarshi e shfrytëzoi edhe për ti pastruar këpucët e veta tek mjeshtrit e njohur. 

Ndërkaq, në agjendën e sotme të Pendarovski janë vizitat dhe takimet me qytetarët në Shuto Orizarë, fshatrat Kuçevishtë, Mirkovcë dhe Glluvo.

Lajme të ngjashme

Back to top button