Punëtorët e Maqedonisë mbeten të pasigurtë në punë

Ligji për siguri në punë i cili është miratuar në vitin 2007 thuajse aspak nuk zbatohet. Kështu kanë konkluduar përfaqësuesit e Shoqatës së Maqedoni për siguri dhe shëndet në punë në trajnimin e zhvilluar sot me shoqatat nga Tetova për sjelljen e punëdhënësit  me të punësuarit.

Fatmir Saraqini nga kjo shoqatë thotë se ka disa arsye pse kompanitë nuk i sigurojnë të punësuarit në punë, më e madhja është financiare.

“Përpos që punëdhënësit nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për ti siguruar të punësuarit, gjithashtu ata mund edhe mos ti njohur rregullat dhe ligjet të cilët i obligojnë ata të jenë më efikas në këtë sferë. Nga viti 2007 kemi ligjin i cili i obligon ndërmarrjet tu garantojnë siguri në punë punëtorëve por ligji në të shumtën e rasteve nuk respektohet.” tha Saraqini.

Me takimin e sotëm në Tetovë ka përfunduar dhe fushata  e kësaj shoqate, projekt i cili është përkrahur me mjete të Komisionit Evropian dhe është realizuar në 10 qytete në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button