Para skadimit të afatit për filtrat, Jugohrom dhe tjerët kërkojnë më shumë kohë

Tre ditë para skadimit të afatit 1 prill, për vendosjen e filtrave kundër ndotjes së ajrit, kapacitetet e mëdha industriale kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit jetësor, zgjatjen e këtij afati.

Ndotësi më i madh i Pollogut, Jugohrom Ferroalloys, ka kërkuar këtë muaj prolongimin e afatit. Fabrika Makstil, ka kërkuar 8 muaji shtesë pasi që sipas tyre, deri më atëherë kompania planifikon të punojë me një të tretën e kapacitetit, respektivisht me ndërrimin e dytë dhe të tretë.

Nga kompania Makstill, thonë se veç kanë filluar më ndërtimin e sistemit e filtrimit, ku janë investuar 10 milion euro.

Nga Jugohromi, thonë se nga 29 aktivitete për marrjen e lejes integruese ekologjike A, kjo fabrikë ka realizuar 22 aktivitete mbeten edhe 9 të cilët janë më të kushtueshmet.

Ministri për Ambient jetësor, Abdilaqim Ademi, ka theksuar se prolongim të afatit për vendosjen e filtrave në kapacitete industrial mund të bëhet në mënyrë të ndarë.

“Prolongim të afatit mund të ketë, varësisht nga firmat që do ta kërkojnë atë. Ajo mund të jetë për disa muaji, në varshmëri nga kërkesa dhe faza në të cilët kanë hyrë kompanitë në përmbushjen e këtij detyrimi”, ka deklaruar më herët Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button