PDSH akuzon Asanin se nuk paguan tatim, Asani: akuza qesharake

PDSH-ja sot akuzoi zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Argëtim Asani, që sipas tyre, është nën mbrojtjen e Ali Ahmetit, se i bën presion biznesit shqiptar nëpërmjet gjobave.

“Firma e zëvendësdrejtorit të DHP Argëtim Hasani, nën mbrojtjen e Ali Ahmetit, në vazhdimësi i gjobit dhe shantazhon bizneset shqiptare, kurse duke keqpërdorur pozitat zyrtare ai iu shmanget detyrimeve të veta ligjore duke mos paguar tatimet ndaj shtetit”, tha Bekim Fazliu.

Sipas Fazliut, “javë më parë në disa mediume doli lajmi, i përcjellë edhe me dokumente zyrtare, ku Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Argëtim Asani, kuadër i BDI-së, akuzoheshe për shmangie nga pagesa e tatimit”

 “Në dokumentin zyrtar të Regjistrit Qendror shihet qartë se ai është bashkëpronar i firmës TD AVEL dhe ka borxh, tatime të papaguara, prej afro 10 milionë denarë. Edhe atë: 4,528,415 denarë nga tatimi në fitim, 4,058,723 denarë nga TVSH dhe 265,192 denarë tatim nga rrogat e lëshuara”, thotë Bekim Fazliu.

Asani: Akuza qesharake

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Hyrave Publike, Argëtim Asani, për Portalb thotë se Bekim Fazliu për të tretën herë po i përsërit të njëjtat gjera.

“Vlerësoj se akuzat e tij janë qesharake dhe nuk kanë të bëjënë me realitetin”, thotë Asani.

Argëtim Asani, thotë se nuk është drejtor i firmës “TD AVEL”, por vetëm aksionar në këtë firmë. 

Ndaj këtyre akuzave të PDSH-së, BDI sërish i shmanget komentimit të këtyre akuzave, për zëvendësdrejtorin e DHP-së, Argëtim Asani, duke kërkuar përgjigje nga PDSH-ja për qiranë e “Interprometit që merr kryetari i PDSH-së”, Menudh Thaci.

“BDI dhe çdo shqiptar është në pritje për të dëgjuar, nëse janë të vërteta shkrimet ne media se kandidimi i Iljaz Halimit vlen 2.4 milionë euro, aq sa është qiraja vjetore që përfiton Menduh Thaçi nga kompania “Interpromet”, thotë BDI në reagimin e saj ndaj konferencës për shtyp të PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button