Subrata Roj s’ka para për të dalë nga burgu

Avokati i Subrata Roj, sot deklaroi para Gjykatës së lartë se kompania nuk mund të depozitojë 10.000 krori ose rreth 2 miliardë dollarë si garanci për kaucion. 

Kjo do të thotë se Subrata do të duhet të mbetet në burg deri në seancën e ardhshme gjyqësore, e caktuar për 3 prill, kumton “Tajms of Indija”. 

Avokati para gjyqit suprem deklaroi se është e pamundur të depozitohen 5.000 krori në kesh dhe 5.000 krori në garanci bankare, si premtim për lirimin e tij. 

Gjykata supreme të mërkurën kumtoi se njeriu kryesor i grupacionit “Sahara” do të mund të del nga burgu “Tihar”, menjëherë pasi që të paguajë 10.000 krori, prej të cilave gjysma në kesh, të cilat do të depozitohen në gjyq, ndërsa pjesa tjetër si garanci bankare për regullatorin SEBI, si pjesë e pagesës së 20.000 krori, ndërsa pjesa tjetër të paguhet në këste deri më 31 mars vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button