OJQ “CIVIL” prezantoi raportin: qindra shkelje janë raportuar gjatë zgjedhjeve të Maqedonisë

Rreth 750 raporte për shkelje të të drejtave të njeriut janë pranuar gjatë periudhës zgjedhore. Këtë e bënë të ditur sot nga Organizata joqeveritare “CIVIL” në prezantimin e raportit përfundimtar nga vëzhgimi afatgjatë i procesit politik dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga pjesëtarët e OJQ Civil u bë e ditur se janë pranuar rreth 750 raporte për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë periudhës së fushatës zgjedhore parlamentare 2016.

 “Më shumë se 2000 media janë paraqitur në Webfaqen e OJQ Civil, por nga puna jonë kemi 750 raporte për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë periudhës zgjedhore. Të gjitha këto raporte kanë më pak së një parregullsi zgjedhore. Kemi pasur më shumë se 1000 qytetarë që kanë qëndruar në linjë direkte me ne gjatë procesit zgjedhor” tha Xhabir Deralla, kryetar i OJQ Civil.

Nga OJQ Civil kanë të dhëna edhe për gjendjen politike në Maqedoni dhe se si ka ndikuar ajo në zhvillimin e demokracisë së Maqedonisë.

 “Duke të theksohet se edhe pse Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ku më pas e zëvendësoi atë me Emil Dimitrievin, ai vazhdoi të jete kryeministër edhe me pas. Nga ana tjetër kemi edhe liderin Zoran Zaev, duke zbuluar rrjetin e kriminelëve me anë të publikimit të “bombave” për përgjimet telefonike. Sipas kësaj, rol të rëndësishëm në tërë procesin zgjedhor ka pasur edhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor i cili nuk arriti ti zbardhë ankesat e qytetarëve. Nuk mënjanohet as Prokuroria Publike Speciale (PSP) e cila duke hapur raste të reja, dhe du përjetuar opstrukcione (bllokada) nga partitë politike nuk arriti ta realizojë qëllimin e zbulimit të të gjitha rasteve gjyqësore. Ky qëllim i PSP-së nuk u mundësua të realizohet sepse ish-mazhoranca parlamentare nuk e votoi ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Duhet të potencohet se duhet punë në lirinë e shprehjes, sundimit të ligjit dhe gjykimit të drejtë, sepse këto do të jenë elemente të një politike të re bashkëkohore në Maqedoni”, tha Monika Talevska, pjestare e OJQ Civil.

Në këtë prezentim u bë e ditur se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore kemi pasur mangësi të cilat kanë ndikuar edhe në punën e pavarur të mediave.

“Kemi pasur kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe nga ana tjetër pengesat nga pushteti qeveritar dhe lokal bënë që mediat të ishin në fushëbetejë për të kryer punën e tyre në përputhje me rregullat e parapara në Marrëveshjen e Përzhinos. Lufta për përfitim minimal e zëvendësoi garën elektorale, ku mediat u paraqitën si platformë zgjedhore e partive politike. Nga kjo, mediat gjatë periudhës zgjedhore ishin të polarizuara në ndarjen e popullatës në bazë të përkatësive të ndryshme. Kjo bëri që mediat të jenë larg standardit ndërkombëtar për media të lira.
Anomalitë e mediave gjatë periudhës zgjedhore janë: përcjellja e informacioneve rreth ofertës zgjedhore, mungesa e analizës dhe ballafaqimit me argumente, cituan informata të dominuara nga përpjekja për të ndikuar në kundërshtarët politik, bënë shfokusim të qytetarëve nga çështjet reale dhe hapen debate për çështje të reja, në vend të debatit ka pasur hapësirë për propagandë njëkahëshe të paguar ose të papaguar. Gjithashtu, ka qenë e pranishme edhe mungesa e debateve, informimi selektiv dhe sipërfaqësor dhe gjuha nxitëse.
Kishim edhe mungesë të debateve brenda Agjencisë për media, për servisin publik, për trysninë dhe sulmet ndaj mediave që e vërejtëm në çdo kohë, dhe rasti i Tv Sitel për agjendën e orkestruar e cila nxiti gjuhën e urrejtjes. Konstatojmë se beteja më e përgjakshme është zhvilluar në fushën e internetit”, tha Petrit Saraqini, pjesëtar i OJQ “Civil”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button