A i ka mbledhur LSDM 61 nënshkrimet për Qeverinë e re, përgjigjet Shilegov

Presidenti Gjorgje Ivanov është duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ai duhet të jep llogari. Kështu është shprehur sot në Shkup zëdhënësi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Petre Shilegov, njofton Portalb.mk.

“Gjorgje Ivanov nuk ka të drejtë të bëjë këtë diskriminim politik. Ai ia dha mandatin Nikolla Gruevskit duke mos i kërkuar nënshkrim nga 61 deputetë dhe duke mos e kushtëzuar me programë. Kështu që nuk ka të drejtë as liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ta kërkojë këtë. Kjo është një shkelje e pa-tolerueshme e Kushtetutës nga ana e Ivanovit, për të cilën duhet të jepet llogari edhe në baze të shkeljeve kushtetuese por edhe shkeljeve penale.” tha Shilegov.
Ai theksoi se me këtë sjellje tani si dhe me vendimin për abolim, më herët, Ivannov, si që tha Shilegov “është në mbrojte të krimit të Nikolla Gruevskit”.

Me këtë, u shpreh Shilegov, Ivanovi i rrezikon edhe shtetin edhe banorët në të.

Në pyetje se a i kanë mbledhur nënshkrimet për Qeverinë e re, zëdhënësi i LSDM-së nuk u përgjigj konkretisht por tha se “nuk ka nevojë të shqetësohen qytetarët, LSDM-ja do të punojnë në gjetjen e një zgjidhje që do të sjellë deri në formimin e një qeverie të re, shpejtë dhe në mënyrë efikase.”

Shilegov tha se sapo të rrëzojnë nga pushteti Nikolla Gruevskin e VMRO-së, me të “në histori do të shkojë edhe presidenti Gjorge Ivanov”, njofton Portalb.mk.

LEXO: Presidenti Ivanov tregon se kujt do t’ia jep mandatin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button