Luani e sulmon vizitorin në makinë (Video)

Një luan e ka sulmuar makinën e një turisti në një park të kafshëve të egra në Indi.

Ky moment është kapur në kamera dhe shfaq luanin duke e sulmuar makinën në parkun “Bahherghatta”, afër Bangalore, Karnataka, si dhe është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale, transmeton Express.

Luani shihet duke i shkuar pas fshehurazi makinës para se t’i vë ky këmbët e para në xhamin e pasmë.

Autoritetet e parkut më vonë e kanë pranuar se faji ka qenë i shoferit, i cili e ka ndalur makinën afër luanëve.

Ky incident ka kaluar pa dëme apo lëndime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button