Frank Lampard paralajmëroi fundin e karrierës

Ish-lojtari i kombëtares angleze, Frank Lampard, bëri të ditur se i jep fund karrierës profesionale futbollistike.

“Pas 21 sezoneve të jashtëzakonshme, kam vendosur që tani është koha e duhur që të përfundojë karrierën si lojtar”, porositi Lampard dhe me këtë rast falënderoi West Ham, Chelsea dhe Manchester City, klubet në të cilat luajti në Premier ligën angleze.

Paralelisht me këtë, Lampard u shpreh se pjesa më e madhe e zemrës së tij i takon ekipit londinez Chelsea në të cilën përjetoi shumë momente të lumtura dhe të suksesshme.

“Asnjëherë nuk do të harroj çastin të cilin Chelsea ma dha dhe sukseset të cilat kemi realizuar bashkarisht. Është e pamundur të numëroj të gjithë emrat dhe ndaras t’u falënderoj për të gjithë mbështetjen që ma kanë dhënë gjatë 13 viteve në këtë klub”, tha Lampard.

Lampard largohet me disa rekorde të realizuara gjatë luajtjes në Premier Ligë. Me 609 ndeshje në karrierë, ai është i treti në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje në divizionin elitar anglez në histori. Është rekorder për nga numri i golave të shënuar në fanellën e Chelsea me të cilën tre herë fitoi titullin kampion i Anglisë, ndërsa me 177 gola të shënuar është mesfushori më efikas që ndonjëherë ka luajtur në Premier Ligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button